Cinnamon rolls ose ndryshe e shqiperuar role kanelle jane nje nga embelsirat e mia te preferuara. Mua me pelqen shume kanella,ndaj e shtoj ne çdo embelsire, por rolete e kanelles e kane kanellen perberes kryesor ndaj s’mund te mos i dashuroja.
Pergatitja nuk eshte e komplikuar siç mund t’ju duket me nje lexim te pare te recetes,thjeshte brumi do kohen e vete te ardhjes.
Me poshte gjeni receten e roleve qe te shkrijne ne goje.

Atehere per realizimin e 16-18 role nevojiten:
Per te tretur majane:
- 1gote qumesht te nxehte sa ta duroje dora
- 4 luge gjalpe i shkrire
- 5luge sheqer i bardhe
- 1 bustine maja e thate
Tresim majane ne qumesht me gjalpe me sheqerin dhe leme menjane per 10 minuta.
Per brumin ju nevojiten:
- 500gram miell
- Pak kripe
- 1 bustine vanilje
- 1 veze
Te tretesira e majase me siper shtojme nje veze te rrahur. Te mielli shtojme kripen dhe gjithe tretesiren e qumeshtit e majase. Perziejme me nje luge druri sa te njomen te gjitha e me pas me dore. Konsistenca e brumit do te jete e ngjitshme jo si brumi qe jeni mesuar me picen apo çdo brum tjeter.
Mbulojeni me nje peshqir te lagur dhe lereni ne furre te sobes e cila eshte e ngrohur, por jo e nxehte. Mjaftojne 30 minuta.
Nxirreni nga soba shtoni vaniljen ,1 grusht miell rriheni mire dhe ne nje siperfaqe me miellqe te mos ngjise shtojeni ne formen e nje pete te trashe 1 gisht.
Mbi pete shtoni:
- Gjalpe ne temperature ambjenti me copa rreth 200gr
- Sheqer kaf 200 gr( jo te bardhe)
- Kanelle pluhur 2 luge
Ju jeni te lire me shijet tuaja te dilni jashte shijeve klasike vetem me kanell ndaj mund te shtoni ne kete faze:
- Rrush te thate
- Arra,lajthi,bajame
- Copa çokollate
- Fistiqe
- Shtoni gjalpin fillimisht pastaj sheqerin e kanellen. Mblidheni peten ne formen e nje roleje duke e zgjatur brumin ne forme tubi pakez qe dalin sa me shume role.
Me pas i presim me kujdes me nje thike pa dhembza (ose me fill dentar) dhe i vendosim ne nje tepsi te lyer me gjalp me hapesire mes njera-tjetres dhe i vendosim ne furre serisht per 30 minuta. I vendosim te mbuluara me nje pecete te lagur e te shtrydhur dhe i leme te vijne derisa te shikoni qe takojne njera-tjetren.
Ndezim furren ne 170° dhe i pjekim per 20-25 minuta lyejme pak gjalpe te shkrire me furce siper. Kujdes mos i digjni!
Duke u pjekur pergatisni kremin super te shijshem me :
- 120 krem djathi
- 3 luge qumesht te nxehte
- 5 luge sheqer pluhur
- 2 luge gjalpe i shkrire
- Pak vanilje
Rrihini te gjitha se bashku dhe shtojeni mbi cinnamon rolls pasi piqen te gjithin siper 😍
Shenim : Nese doni te ngrini disa role per ti pjekur dite tjeter mund ta beni pasi i keni mbledhur rolete, pa i lene te vijne. diten qe do ti piqni nxirreni ne temperature ambjenti dhe lereni te vije deirsa te dyfishoje vellimin dhe piqni.