Kohet e fundit te gjithe duket se e pelqejne cheesecake apo jo? Receta qe une do te sjell sot per ju eshte larg asaj tradicionales,sepse receta tradicionale eshte me shume krem djathi,me veze dhe sigurisht e pjekur. Receta me e vjeter e cheesecake mendohet te jete nga Qipro.
Receta ime eshte me pak perberes,e lehte ne pergatitje dhe shume verore ne shije tamam nje embelsire qe te freskon dhe te lezeton them une.

Per te realizuar kasaten ju nevojiten :
- 500 ml pana embelsirash
- 1 gote sheqer
- 3 veze
- 2 luge gjelle kakao
- gliko portokalli e grire ne kuba
- fruta te thta sipas deshires apo biskota te therrmuara
Ndajme te bardhat nga te verdhat. Ne banje mari rrahim te verdhat me gjysmen e sasise se sheqerit ne menyre qe te pasterizohen. Rrahim mbi nje tenxhere me pak uje qe zien ne nje tas qelqi dhe pastaj heqim e leme menjane. Perziejme te bardhat me mikser e gjysmen e sheqerit dhe bejme marengen. Marenga quhet e realizuar mire kur nese kthejme tasin permbys ajo nuk derdhet. Ne nje tas tjeter rrahim me mikser panen qe te vije ne trajte shllaku/shkume.
Tani eshte koha ti perziejme te treja bashke me nje spatul e jo me mikser, sepse ne te kundert na bie volumi, shtojme brenda lekure portokalli dhe fruta te tjera te thata si boronice apo rrudh te thare, ca therrime biskotash e pak çokollate ne copa te vogla.
Pastaj e ndajme kete sasi ne dy gjysma, te njera shtojme kakaon te tjetra shtojme vanilje. Ne nje tave katrore shtrojme plastmas gatimi duke e mbeshtjelle te gjithen mire,pastaj shtojme gjithe sasine me kakao e pastaj ate me vanilje. mbeshtjellim me plastmas dhe leme ne ngrirje minimumi 6 ore para se ta konsumojme.