Kek me potokalle, boronica te kuqe,vaj ulliri dhe çokollate fondente. Ky kek eshte nje perzierje shijesh dimerore  dhe çokollate fondente,eshte shume i bute si tul buke i sapodale nga furra dhe shijet miksohen shume delikate mes tyre. Vaji i ullirit i shton shume shije delikate kekut gjithashtu duke e bere te parezistueshem gjate dites. Mua me shijon shume i ftohte, dhe diten qe e bej mund te them se ha nje cope pas çdo vakti. Nese do ti shtonit dhe nje shije me shume per ta bere me dimeror dhe festiv mund ti shtoni pak kanelle,shkon shume.

Autore

Albina Shehu

Kategoria

Embelsira

Postuar me

Mars 05, 2021

SOCIAL

mysweet_tooth_

Per te realizuar kete recete ju nevojiten:
-3 veze ne temperature ambjenti
-1 gote e gjysem sheqer
– lekura e 2 portokalleve
– 1 gote leng portokallesh ( 2 portokalle dhe 1 gjysem)
-1 gote vaj ulliri (235 ml)
-1 luge gjelle niseshte
-450 gr miell
-baking powder
-pak kripe
-boronica te kuqe te thata
-pana embelsirash
-çokollate fondente

Boronicat i vendosim nje nje ene me uje te nxehte te zbuten per 10 minuta. Pastaj i nxjerrim dhe i thajme me nje pecete.
Lekuren e portokallit e perziejme me sheqerin qe te leshoje mire esencen e saj dhe shtojme 3 vezet.
I rrahim se bashku sa te formohet nje shkume e verdhe.
Shtojme vajin e ullirit,lengun e portokalleve dhe miellin,kripen,niseshten,baking powder me rradhe.
Boronicat e zbutura i shtojme ne fund. Perziejme mire per here te fundit dhe shtojme ne formen e kekut, te cilen e kemi vajosur me pare.
Fusim ne furre te parangrohur ne temperature 180° per 1 ore.
Kur e nxjerrim e leme te ftohet dhe nderkohe pergatisim kremin e çokollates.
Ne nje tas shtojme çokollaten e coptuar dhe panen e nxehim ne temperature maksimale.
E shtojme ne tasin me çokollate dhe i leme per 2-3 minuta pastaj nisim perziejme derisa te marri konsistence kremoze.

E shtojme mbi kek dhe e leme te ftohet mire para se ta sherbejme.
Ju befte mire 😊

Subscribe & Merr Recetat Falas

Thank you for your message. It has been sent.
There was an error trying to send your message. Please try again later.