Brusketat per mua jane nje zgjedhje ideale si meze apo si vakt kryesor. Si vakt kryesor une i perdor gjithmone ne mengjes apo dhe ne darke ku i kam si zgjidhje shume te shpejte. Ama kur dua diçka ekstra dhe nje gote vere une gjithmone pergatis nje pjate me brusketa fantastike.

Brusketat nuk jane thjeshe nje fete buke e thekur me gjera siper,jane me shume se aq. Çdo detaj duhet realizuar me shume vemendje.
Fillojme nga buka, zakonisht buka e perdorur eshte bagete dhe duhen prere shume fine por jo te holla. Vendosini ne nje tave dhe thekni ne furre lehtesisht dhe jo shume sepse ne te kundert do perfundoni duke thyer dhembet kur ti kafshoni.
Per mbushjen siper une gjithmone perdor domate qershi,djathe te grire ne rende dhe vaj ulliri. Nje sekret qe mund t’ju hyje ne pune shume eshte te merrni nje thelpi hudher dhe ferkoni secilen prej fetave te bagetes se thekur.
Nje alternative tjeter per brusketa shume te shijshme dhe delikate jane brusketat kapreze ku presim moxarella dhe domatet ne feta te holla. Vendosim nje fete domatesh nje moxarella dhe sperkasim me pak vaj ulliri e aceto balasmico siper. Nje ide tjeter do te ishin kerpudhat e ferguara me pak gjalpe e arre moskati.
Tani mbushni nje gote vere te bardhe dhe enjoy!

Autore

Albina Shehu

Kategoria

Postuar me

Mars 05, 2021

SOCIAL

mysweet_tooth_

Ju nevojiten:
– 2-3 veze
-qumesht rreth 1 liter
-kripe
-djathe i bardhe
-kaçkavall
-gorgonzola
-proshute
-makarona penne
* Improvizoni me djathrat qe doni dhe ju gjenden!

Zieni makaronat dhe lerini te ftohen me pak gjalpe ne taven ku do beni pastiçon. Une zgjedh gjithmone pene qe te behen shume kremoze dhe te deportoje kremi mes tyre.
Rrahim vezet me qumeshtin, mund ti shtoni dhe pana nese deshironi.
E shtojme siper makaronave. Shtojme djathe te bardhe,gorgonzola,gouda dhe kaçkavall dhe perziejme.

Pjesen tjeter te ngelur nga djathi e shtojme siper qe te behet kerce dhe perfundojme me pak pançete te ciles i japim nje faqe me pare.
E pjekim per 40 minuta ne 200-250° dhe e mbarojme te gjithen per nje ore.

Subscribe & Merr Recetat Falas

Thank you for your message. It has been sent.
There was an error trying to send your message. Please try again later.