Receten tradicionale te pudingut te femijerise me cokollate qe na pergatiste mami cdo fundjave une nje dite mendova ta ripostoj ne blogun tim. Eshte nje recete e lehte dhe shume e kendshme per ata qe duan kakon dhe çokollaten. Eshte shume lehte e realizueshme dhe shume e shijshme per te gjitha moshat.

Per kete recete ju nevojiten :
- 0.5l qumesht
- 4luge gjelle kakao
- 2 luge niseshte
- 1 luge miell
- 1 bustine vanilje
- Pakez kripe
- Sheqer sipas deshires 3-4 luge
- Çokollate fondente 50 gr jo me shume spse e trash shume pudingun.
Kakaon ,sheqerin,vaniljen dhe niseshten,miellin i perziejme bashke ne nje tas. Qumeshtin e vendosim te ngrohet dhe kur te jete i vaket marrim dhe shtojme 1 gote tek tasi me siper. E rrahim mire qe mos te na formohen kokrriza dhe e shtojme avash avash tek qumeshti ne tenxhere duke trazuar.
Ne zjarr mesatar rrahim derisa kremi te trashet dhe para se te vloje shtojme çokollaten dhe perziejme derisa te shkrije totalisht. E heqim nga zjarri. E leme te ftohet ne temperature ambjenti dhee ndajme per pak neper tasa, me vone e vendosim ne frigorifer pasi i ftohte shijohet me mire. Mund ta dekoroni me çokollate te shkrire siper persiper.
Ju befte mire !