Kremi i pastiçerise eshte nje nga ato receta qe e gjen kudo ne çdo embelsire si ne shtepi dhe restorant. Eshte e rendesishme te keni nje recete me raporte te sakta dhe keshtu mund ta perdorni ne çdo embelsire qe ju shkon mendja. Me kremin e pastiçerise ju mund te realizoni profiterol te mbushur, xupa, kek te mbushur, tarta, torta etj

Me poshte gjeni receten.

Autore

Albina Shehu

Kategoria

Embelsira

Postuar me

Mars 05, 2021

SOCIAL

mysweet_tooth_

Per 5 tasa te vegjel ju nevojiten:

  1. 0.5 l qumesht
  2. 3 veze
  3. 1 bustine vanilje
  4. 200gr sheqer
  5. 1 luge miell
  6. 1 luge niseshte
  7. Pakez kripe

Ne nje tenxhere veme qumeshtin te ngrohet ne temperature te ulet ndersa ne nje ene shtojme 2 veze te plota dhe 1 te verdhe veze dhe perziejme me sheqerin derisa te kemi nje shkume te verdhe te lehte. Shtojme miellin,niseshten, kripen dhe perziejme mire. Marrim pakez qumesht te ngrohte dhe e shtojme ne perzierjen e mesiperme dhe e homogjenizojme masen. Me pas e shtojme avash avash ne qumeshtin e vaket ne tenxhere, shtojme vanilje dhe kripe dhe perziejme derisa trashet masa. E heqim nga soba dhe ndajme neper tasa individual.

Ju befte mire !

Subscribe & Merr Recetat Falas

Thank you for your message. It has been sent.
There was an error trying to send your message. Please try again later.