Quhet Paçavure për shkak të mënyrës së përgatitjes së saj, kjo pasi petat vendosen rrëmujshëm gjatë përgatitjes,pra nje paçavure e vertete.
Njihet si ëmbëlsirë korçare, por dhe ne në Gjirokastër kemi versionin tonë, e para se të diskutoni origjinen me leni t’ju them që është si portokalopita greke.
Receta korçare konsiston në petë të pjekura, me krem në mes të regjura me sherbet.
Receta gjirokastrite ka petë të pjekura, arra, gjalpë e kanellë të gjitha të regjura me sherbet.
Receta greke ka petët, kremin dhe lëng e lëkurë portokalli.
Une jua shkruajta te treja ju pergatitetni sipas deshirës e ndoshta ti kombinoni të treja.

Per kete embelsire ju nevojiten :
- 1 pako me peta ëmbësirash të gatshëm (i gjeni në supermarkete ne frigorifer te ngrira ose jo)
- 6 kokrra vezë
- 1 filxhan çaji me vaj ulliri
- Pak gjalpë i freskët
- 1 filxhan çaji me kos
- 1 filxhan çaji me sheqer
- 1 lugë kafeje me sodë buke
- 2 pako puding vanilje
- Për sherbetin
- 800-1 kg sheqer
- 1 l ujë
- 1 shkop kanelle
- Pak lekure portokalli
Përgatitja
Petat e ëmbëlsirës i mbledhim rrëmujshëm dhe të rrudhosura(si firzamonike) i vendosim në një tepsi të lyer me pak gjalpë dhe i vendosim të piqen në furrë.
I lëmë në furrë për pak minuta derisa fillojnë të thahen.
Ndërkohë, në një tas të hidhni vezët, sheqerin, vajin e ullirit, kosin, sodën e bukës dhe pudingun pluhur.(këtu mund të shtoni dhe lëkurë portokalli)
Përziejini mirë të gjitha bashkë dhe më pas të gjithë masën hidheni mbi petët e thara në furrë. Sipër spërkatini me arra të thërrmuara sipas dëshirës dhe futeni të piqet përreth 20-25 minuta.
Ndërkohë, përgatisni sherbetin duke zierë sheqerin me ujin derisa të jetë gati në formën e shurupit pak të trashë.
Pasi ta hiqni ëmbëlsirën nga furra lëreni të ftohet dhe sherbetin hidhjani sipër të nxehtë. Paçavurja u bë!
Versioni ynë në Gjirokastër konsiston në pjekjen e petëve të spërkatura me gjalpë, të spërkatura me kanellë dhe shumē arra.
Pasi piqen regjen në sherbetin që e keni më sipër dhe konsumohet e ftohtë. Pra pak a shume si bakllava ky kombinim.
Enjoy!