Nje recete bazike per pasta me karkaleca na duhet gjithmone ne listen tone te gatimeve per te djelen e famshme me gatime per familjen apo jo?

Une i kam çuar keto pasta ne nje nivel tjeter duke ju shtuar djathe gorgonzola per ti bere shume kremoze dhe te shijshme. Besojeni ose jo eshte nje kombinim qe me shkoi ne mendje rastesisht,por ja vlejti mundimi per ti realizuar sepse i kam realizuar çdo fundjave qe nga vera kur i provova heren e pare. Une perdor djathe gorgozola,raquefort apo dhe brie. Kombinimi eshte fantastik.

Autore

Albina Shehu

Kategoria

Postuar me

Mars 05, 2021

SOCIAL

mysweet_tooth_

Ju nevojiten ( per 2 persona) :

  • Pasta sipas deshires
  • 10 domate qershi
  • 2-3 thelpinj hudher
  • 50 gr gorgonzola
  • 2-3 luge pana
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri
  • 2-3 luge salce domatesh

Ne tigan shtoni vajin e ullirit,domatet e prera ne copa te vogla dhe hudhrat ne temperature mesatare. Shtoni pak uje nga makaronat qe po ziejne dhe salcen e domateve, perzieni mire dhe gradualisht duke perzier do te keni nje mase kremoze.  Shtoni karkalecat, ata duan vetem 1 minute nga secila ane, shtoni pak nga uji i pastave serisht dhe shtoni djathin e panen. Perzieni mire dhe do te keni nje mase homogjene kremoze,mos harroni kripen ne fund. Tani eshte koha te shtoni pastat. Sherbejini te ngrohta sigurisht!

Subscribe & Merr Recetat Falas

Thank you for your message. It has been sent.
There was an error trying to send your message. Please try again later.