Qifqite jane gatim tradicional i qytetit tim te lindjes ,Gjiirokastres. Ato jane qofte me ereza te njoma dhe oriz te zier. Gjirokastritet njihen si nikoqire te mire ndaj nese nga dreka do te ngelet pakez oriz qifqite jane nje zgjidhje e mençur. Jo vetem per te kursyer por edhe per te shijuar qifqite jane shume te shijshme dhe plote me ere te mire nga vete erezat e njoma qe permbajne. Ereza karakteristike e qifqive eshte nenexhiku siç e quajme ne jug ,ose dhjozma. Me heret qifqite jane skuqur ne tigan te posaçem me gropa te cilet me kalimin e kohes nuk gjenden me.

Per te bere 10-12 qifqi ju nevojiten:
- 1/2 kg oriz i zier
- 2 veze
- Nenexhik i njome
- Piper i zi
- Kripe
- Djathe i grire i bardhe ose kaçkavall
- Vaj per skuqje
- 4 luge miell
Ne nje tas te madh perziejme orizin e ziere , djathin e grire me erezat dhe 2 vezet.Nese kemi problem gjate lidhjes se orizit ose orizi eshte i ftohte ose i ngelur nga nje dite me pare shtojme 2-3 luge miell me shume ne perzierjen me oriz dhe ereza.Me dore te lyera me vaj pergatisim qoftet dhe i lyejme me miell nga jashte per t’ju dhene nje faqe kerce.I skuqim per pak minuta nga secila ana dhe i sherbejme te ngrohta.Ju befte mire !