Une e perdor gjithmone peshkun ton ne perditshmeri ndaj sot po ju sjell nje nga recetat e mia te preferuara te qofteve me ton. Kete recete mund ta perdorni per te gjitha qoftet me tul peshku. Jane te lehta ne pergatitje,te shendetshme dhe shume te shijshme. Me poshte gjeni receten per qoftet.

- Ju nevojiten :
- Ton 2-3 konserva
- 2 kokrra veze
- 3-4 luge gjelle buke e thekur e grire
- 2-3 luge djethe parmixhano/grana te grire imet
- lengu i nje gjysme limoni.
Tonin e kullojme mire dhe e shtojme ne nje tas, ku shtojme te gjithe perberesit e tjere me rradhe. Pergatitja eshte shume e lehte thjeshte perzieni gjithe perbersit me duar, kalojini ne pak buke te thekur ose miell dhe jane gati per tu skuqur/pjekur. Une zakonisht i skuq me pak fare vaj ose i pjek.
Shtrydhuni me shume leng limoni siper dhe shtoqerojini me patate furre. Nje vakt i shendetshem apo jo?