Doni nje embelsire te shendetshme qe te shijoje pafund? Si ju duket muffins me banane?

Konsistenca qe i jep banania brumit te tyre eshte pafund e shijshme dhe e lehte, ndryshe nga emblesirat vetem me miell.

Per me teper eshte nje ide e mire per te mos hedhur dem bananet shume te pjekura qe nuk i ha asnjeri dhe keshtu ju ricikloni te gjitha gjerat ne shtepi.

Autore

Albina Shehu

Kategoria

Embelsira

Postuar me

Mars 05, 2021

SOCIAL

mysweet_tooth_

Rezultati ? Muffins te vegjel te bute me çokollate te shkrire. Oh çfare shije!

Per kete recete ju nevojiten:

  • 8 luge sheqer i bardhe/kaf
  • 4 luge (gjelle) kakao
  • 3 banane( duhet te jene shume te pjekura,gati te zeza)
  • 1 luge kafeje sode
  • 1 luge kafeje baking powder
  • 1 gote miell
  • 4 luge gjalpe i shkrire
  • 6 luge vaj
  • 1 koker veze
  • Pakez kripe
  • Copa çokollate 200 gr( 1 gote)
  • Vanilje 1 bustine

Ne nje ene shtojme bananet (duhen te pjekura shume)dhe i shtypim me pirun derisa te jene bere pure.
Ne nje ene tjeter shtojme sheqerin me gjalpin dhe vajin e perziejme mire pastaj shtojme vezen dhe puren e bananeve.
Pasi kemi nje mase homogjene shtojme miellin, kakaon,soden,baking powder,kripen dhe bustinen e vaniljes.
Perziejme mire dhe ne fund fare shtojme copat e çokollates. Disa copa ruaji ti shtoni mbi brume pasi ta keni ndare neper forma.
Piqini ne furre per 30-35 minuta ne 170° dhe shijojini te ngrohta kur çokollate eshte ende e shkrire.

Subscribe & Merr Recetat Falas

Thank you for your message. It has been sent.
There was an error trying to send your message. Please try again later.