Kremi i karamelit eshte nje embelsire qe besoj te gjithe e kemi provuar nje here ne  jete dhe na pelqen. Per mua embelsirat klasike jane ato qe  me pelqejne me shume. Recetat klasike jane ato qe me nxisin me shume te mesoj dhe lexoj per gatimin. Kjo sepse  recetat klasike nuk jane aq te lehta per tu bere, dhe mua me nxitin shume qe te permiresohem. Me poshte po ju tregoj receten.

Autore

Albina Shehu

Kategoria

Embelsira

Postuar me

Mars 05, 2021

SOCIAL

mysweet_tooth_

  • 6 kokrra veze(4 te verdha 2 te plota)
  • 500ml qumesht dhe 200 ml pana embelsirash
  • 1 bustine vanilje
  • 200 gram sheqer
  • Pak kripe

Qumeshtin dhe panen ( kremin e qumeshtit)i shtojme ne nje tenxhere ne zjarr te ulet derisa te arrijne nje nxehtesi te durueshme nga dora( te vaket). Pergatisim karamelin duke shkrire 100 gram sheqer ne nje tigan, ne fund para se te shkrije i gjithi i shtojme 1 luge gjelle me uje dhe perziejme me shpejtesi. Kujdes mos e digjni sheqerin dhe shperndajeni shpejt neper format e karamelit. Ne nje tas te madh rrahim vezet me sheqerin,vaniljen dhe kripen derisa te kemi nje shkume te lehte te verdhe. Duke perzier shtojme avash avash te qumeshti te cilin e kemi hequr nga soba.Perziejme mire dhe shtojme neper format ku kemi hedhur sheqerin e shkrire.Ne furren e parangrohur ne 170° i pjekim per 30 minuta ne .( shtojme format ne nje tepsi me uje)

Subscribe & Merr Recetat Falas

Thank you for your message. It has been sent.
There was an error trying to send your message. Please try again later.