Per mengjes apo per brunch nje tost i hapur me avokado eshte nje zgjedhje e mire, e shpejte dhe e shendetshme shume. Une mengjesin e shijoj shume ndaj sigurohem qe te jete i shijshem i shendetshem dhe te me mbaje te ngopur gjate.
Ndaj ju sugjeroj 1 gjysem avokado te shtypur me pak kripe,piper dhe lime, 2 feta buke, 1 veze e pak gjize e fara.
Thekim buken. Shtypim avokadon me kripe e piper e pak lime, shtojme mbi buke. Perfundojme njeren fete me nje veze te skuqur ose te zier pak dhe tjetren me gjize, kripe, rigon, fara luledielli e pak vaj ulliri. Nje kombinim me i shijshem akoma do te ishte nese perzieni avokadon e shtypur me gjizen.
