Shija e femijerise eshte me e embla per te gjithe ne. Sa here kthehem ne shtepi e kerkoj ate ne cdo cep te saj. Gatimet jane ato qe ma sjellin gjithmone afer. Nje nga keto shije eshte sultjashi i mamit, s’ka si sultjashi qe bejne nenat.
Po ndaj me ju receten si e pergatisim ne ne familjen tone.
Per kete recete ju nevojiten:
- 1 gote oriz per supe
- 3 gota uje
- 1 gote sheqer
- 1 gote e gjysem qumesht
- Niseshte 1 luge gjelle
- Kanelle Vendosim te ziejme orizin me ujin dhe sheqerin duke perziere here pas here ne temperature te ulet. Nga fillimi i procesit derisa te zieje e trashet konsistenca e orizit duhen rreth 40 minuta ne temperature te ulet gjithmone. Per me shume shije une ne fillim te zjerjes ne uje shtoj 1 shkop kanelle. Ne fund pasi eshte ziere dhe trashur orizi shtojme qumeshtin e nxehte dhe perziejme te vijoje zierjen. Zakonisht mua me pelqen ta pergatis sultjashin pa niseshte por ne familje zakonisht i shtojme dhe pak niseshte per ta trashur. Ne nje gote shtoni 1 luge niseshte e 3 luge uje te ftohte perzieni e shtoni te sultjashi, do te trashe direkt. Hiqni shkopin e kanelles dhe gati per t servirur.
