Pas kasates tradicionale me dy ngjyra embelsira tjeter nostalgjike per tu provuar eshte parfeja tradicionale me bajame te karamelizuara. Receten e kam marr nga nje liber shume i vjeter gatimi dhe nuk i kam levizur asnje gramature.

Ju nevojiten:

  • 500 ml pana embelsirash
  • 5 veze
  • 1 gote sheqer
  • vanilje
  • 1 luge mjalte
  • 1 dore bajame te grira trashe

Ndajme te verdhat nga te bardhat, rrahim me gjysmen e sheqerit te bardhat bejme marengen dhe me gjysmen tjeter te verdhat derisa te kemi nje shkume te verdhe me 3fishin e volumit fillestar. Tani rrahim panen e embelsirave qe te vije ne trajte shkume,

Ne nje tigan karamelizojme bajamet me pak mjalte.

Me vone eshte koha te perziejme te verdhat me te bardhat dhe ne fund shtojme panen e vaniljen.

Shtoni gjithashtu bajamet e karamleizuara,copa biskotash etj sipas deshires per ta mbushur. Une shtoj gjithmone gliko portokalli.

E shtrojme ne nje tave dhe e leme ne ngrirje pergjate nates. Diten tjeter sherbejeni me pak mjalte ose shururp cokollate siper.

Autore

Albina Shehu

Kategoria

Postuar me

Mars 05, 2021

SOCIAL

mysweet_tooth_

Subscribe & Merr Recetat Falas

Thank you for your message. It has been sent.
There was an error trying to send your message. Please try again later.