Embelsira qe kam sjelle sot per ju eshte nje embelsire tradicionale franceze.
E kam mesuar gjate qendrimit tim afatshkurter para shume vitesh ne France ne nje familje franceze.
~CLAFOUTIS~
Eshte shume e lehte dhe shume delikate ne shije.
Receta tradicionale kerkon qershi, por tani qe u kujtova une s’gjeta me qershi.
Frutat e zgjedhura coptojini dhe pastrojini nga berthamat e shtojini ne tave si ne foto
Pergatisni kremin dhe shtojuani siper.
Piqni ne furre per 10-20 minuta ne 180-200° ne furre te parangrohur.
Lereni te ftohet dhe sperkateni me sheqer pluhur para se ta sherbeni.
Konsistenca e saj eshte kremoze me copat e frutave brenda.
Une kam zgjedhur kumbulla. Ndajini pergjysme dhe rreshtojini ne tave.
Per kremin ju nevojiten:
-3 veze
-gjysem gote sheqer
-gjysem gote miell
-1 gote qumesht
-1 luge krem qumeshti/pana embelsirash
-vanilje 2 bustina
-ose lekure limoni
-1 luge gjelle gjalpe i shkirire
Perziejme gjithe perberesit bashke per te perftuar nje krem si ai i krepave.
Lyeni taven me gjalpe, shtoni frutat siper, mbi ato kremin dhe piqeni. Shume thjeshte, shume shijshem!
*Shenim: une kam devijuar nga receta tradicionale duke improvizuar me perberesit pakez
