Granola eshte nje nga gjerat e mia te preferuara per tu ngrene ne mengjes ne cdo stine me pak kos, fruta e mjalte.Ndaj sot une po sjell nje recete qe shume shpejt do te jete dhe e preferuara juaj. Eshte shume e shendetshme dhe ju mban te ngopur gjate, ndaj une e preferoj gjithmone ta bej vete e jo te bleje sepse eshte e shendetshme e me e shijshme!
Per kete recete ju nevojiten:
- 250 gr teshere me gjethe te plote jo te bluar
- Bajame,arra ose lajthi sipas shijeve
- Fara luledielli ose kungulli
- Fara chia
- Fara lini
- 4luge vaj ulliri
- Fruta te thara : stafidhe ose boronice
- Kanelle 1 luge te vogel
- Kokos te thare 4-5 luge gjelle
- 4luge mjalte
Ne nje tas te madh perziejme tersheren, farat dhe bajamet (ne rastin tim) me vajin e ullirit, kanellen dhe mjaltin te cilin e kemi shkrire pak me pare.
I perziejme mire dhe i shtojme ne tepsine ku kemi shtuar nje leter gatimi.
Furren e parangrohim ne 180°.
Pjekim per 15-20 minuta duke hapur vazhdimisht dhe perziere ne menyre qe te gjitha grimcat te piqen. Tershera do te marri nje ngjyre kafe te lehte dhe bajamet e pjekura ju siguroj qe do ti hani te parat 😍 Kujdes mos i digjni!
I nxjerrim nga furra dhe i leme te ftohen,nderkohe shtepia do te mbushet me eren e tyre te mrekullueshme. Pastaj shtojme fruta te thata boronice,stafidhe dhe kokosin e thare, perziejme e ruajme ne nje kavanoz qelqi ku mund te rroje per 2-3 jave.
