Japraket ne Gjirokastren time te dashur i quajme Sarma, une akoma nuk jam mesuar t’ju them japrake. Jam shume e lumtur qe me ne fund i mesova dhe mund ti bej vete ashtu sic mi ben mami. Madje mund te them qe kam mesuar shume sekrete dhe jam bere aq nikoqire sa i ruaj gjethet e rrushit tere dimrin ne  ngrirje te ziera. dikur me dukeshin shume te veshtira ndersa tani ja kam marr doren dhe me duken te lehta, vetem se kane pakez pune.

Per te pergatitur sarmate nevojiten gjethe rrushi te holla te njoma pra baby leaves 🙂

-gjysem kg oriz

-gjethe rrushi

-3 limona

-qepe te njoma

-hudhra te njoma

-erezat te gjitha : majdanoz,nenexhik,koper

-vaj ulliri-kripe

Gjethet i ziejme parapakisht.Ne nje tigan te madh kaurdisim qepet e njoma,hudhrat dhe gjithe erzat bashke i shtojme pasi te kete marre ngjyren e arte qepa me hudhren.Kaurdisim dhe pak dhe pastaj shtojme orizin te gjithin te cilin e kaverdisim bashk me ato.Shtojme lengun e 3 limonave dhe 1 liter uje(ne raport 1 me 1 me orizin) i leme ne zjarr mesatar derisa te kene pire te gjithe ujin.I leme te ftohen pakez dhe pastaj i mbledhim ne gjethen e rrushit.Mos u shqetesoni shume per formen e bukur ose jo te mbledhjes pasi nese gjethet jane shume te reja dhe te holla ato mund te cahen kollaj ndaj ju sugjeroj te jeni te te kujdesshem gjate mbledhjes.Pasi kemi perfunduar mbledhjen i vendosim ne nje tenxhere te madhe ne nje forme shume te rregullt dhe te ngjeshura me njera tjetren.E mbushim tenxheren me sarmate dhe pastaj hedhim uje dhe pak leng limoni.Mbi sarmate vendosim nje pjate te permbysur qe te ushtroje force ne menyre qe gjate zierjes mos te hapen dhe tju prishet forma .I veme ne zjarr shume te ngadalte dhe i leme derisa te pijne gjithe ujin,pasi ziejne i leme te ftohen dhe i vendosim ne pjate,i sperkasim me limon dhe jua siguroj qe do te vdisni pas tyre ashtu si dhe une 🙂

Autore

Albina Shehu

Kategoria

Postuar me

Mars 05, 2021

SOCIAL

mysweet_tooth_

Subscribe & Merr Recetat Falas

Thank you for your message. It has been sent.
There was an error trying to send your message. Please try again later.