Kek me qumesht dhe vanilje,i bute si sfungjer, dhe s’po e ekzagjeroj aspak.
Nga çdo udhetim imi une gjithmone frymezohem per kulinarine dhe kthehem me nje mall me gjera ne mendje per te gatuar. Kete here po e nis me diçka te thjeshte me “ciambella al late” nje kek i thjeshte dhe delikat per mengjese dhe mes vakte. Keku ka perberes shume te thjeshte dhe karakteristike e tij eshte butesia si sfungjer. Sekreti eshte tek qumeshti. Italianet e perdorin shpesh kekun ne mengjes,nderkohe qe ne mendoj se na jane merzitur pak dhe e kemi harruar shijen e nje keku te ngrohte shtepie.
Nuk ndryshon nga keket qe ne jemi mesuar te pergatisim ne shtepi veç qumeshti ne vend te kosit dhe glazura qe i kam pergatitur.

Per nje kek mesatar ju nevojiten:
-3 veze
-150 gr sheqer
-lekura e 1 gjysem limoni dhe 1 gjysem portokalleje
-100 ml vaj luledielli -1 gote qumesht ne temperature ambjenti (180ml)
-2 luge niseshte -vanilje
-baking powder
-miell 3 gota
-pak kripe

Vezet,sheqerin dhe lekuren e limonit dhe portokalles rrihini me mikser elektrik derisa te keni nje shkume voluminoze.
Shtoni vajin ,qumeshtin dhe perzieni. Nisni shtoni te gjithe perbersit e thate dhe perzieni gradualisht. Pasi keni pergatitur brumin e kekut shtojeni ne nje forme keku te lyer bollshem me gjalpe.
Futeni ne furre te parangrohur ne 150° per 1 ore pak a shume.
Nderkohe i pergatisni nje glazure.
3 luge gjelle uje, lengu i gjysmes se limonit dhe portokalles qe i keni hequr lekuren,2 luge me mjalte ziejini bashke per me pak se 10 min derisa te keni nje glazure gati.
Kekun e kemi ne temperature ambjenti tashme ,pra jo shume i ngrohte. E nxjerrim nga forma dhe e lyejme me furçe me shebetin e pergatitur ne te gjitha anet. E leme te ftohet dhe pak para se ta sherbejme.
Enjoy✌

Autore

Albina Shehu

Kategoria

Postuar me

Mars 05, 2021

SOCIAL

mysweet_tooth_

Subscribe & Merr Recetat Falas

Thank you for your message. It has been sent.
There was an error trying to send your message. Please try again later.