Shapkati eshte nje gatim tradicional gjirokastrit. Eshte goxha i bollshem dhe kalorik sa mund te mjaftoje si pjate kryesore i vetem ne nje vakt me pak djathe ose kos. Megjithate eshte i shendetshem dhe plote ereza. Ai ka nje shtrese me miell misri si baze dhe lakra apo spinaq ,qepe te njoma,ereza si kopra,nenexhik,majdanoz dhe cerepujke,djathe,veze dhe kos. E pjekim ne 200° dhe kemi bere keshtu dreken dhe darken.Nuk konsumohet si byreku por me pirun sepse eshte goxha i butePer kete recete ju nevojiten:
- 300gr miell misri( Une ju sugjeroj ta perzieni gjysem miell gruri gjysem misri)
- 1gote qumesht
- 2-3 gota uje
- Kripe
- Spinaq
- Qepe te njoma
- 2 veze
- 1 gote kos
- Piper i zi
- Nenexhik(dhjozme)
- Koper
- Djathe i bardhe i grire trashe
- Vaj
- Sode
- Kripe
Ne nje tas te madh zeme brumin per shapkatin.Shtojme miellin te gjithin,pak kripe,1 luge kafeje sode,qumeshtin,ujin.Brumi zihet i holle si brum per petulla pra kremoz. I shtojme nje dore djathe.3/4 e brumit i shtojme ne nje tepsi te lyer me pak vaj.Ne tigan skuqim qepet e njoma me vaj ulliri. Shtojme spinaqin dhe erezat e njoma, kripe piper e pak gjalpe ne fund. E leme te ftohtet masen dhe shtojme 2 veze e kosin. Shpesh une kosin e pergjysmoj dhe shtoj gjysem gote kos gjysem qumesht. I jep shume butesi. Perziejme mire dhe shtojme nje dore djathe.1/4 e brumit e perziejme me spinaqin me siper dhe leme disa luge nga brumi per ti shtuar ne fund fare.Perzierjen e mesiperme e shtojme mbi brumin ne tepsi,e sperkasim me brumin e ngelur e djathe kaçkavall dhe e pjekim ne 180°.
Ju befte mire!
