Banoffee eshte nje embelsire me origjine nga Mbreteria e Bashkuar.
Eshte nje embelsire shume e lehte ne pergatitje dhe realisht shume e pelqyer nga shumica e njerezve. Dua te them kush nuk e pelqen shija e karamelit?
Receten po e postoj me poshte
°Per bazen ju nevojiten.
- 150 gr gjalp te cilin e shkrjme
- 150 biskota petite beurre ose çdo lloj tjeter une zgjodha kete here biskota me shije karameli dhe pak kanelle.
Grimcojini biskotat imet fare ( mos i grimconi me dore se nuk eshte rezultati i njejte) dhe perziejini me gjalpin e shkrire derisa te marrin trajten e reres se lagur.
Ngjeshini fort ne nje tepsi rrethore dhe piqeni per 10 minuta ne furre te parangrohur ne 200°.
E leme te ftohet ne temperature ambjenti.
Shtojme mbi te banane te prere ne feta te holla dhe pak shurup karameli. Une kete here i rash shkurt e morra te gatshem.
Per te pergatitur kremin qe do shtohet siper keni dy alternativa.
1. Te pergatisni krem pastiçerie :
-5 te verdha vezesh rrihini me 150 gr sheqer dhe 3 luge gjelle miell. Vini 500 ml qumesht te vloje me pak lekure limoni. Hiqni lekuren dhe shtoni vezet duke perzier avash avash. Perzieni derisa te trashet.
Lereni te ftohet menjane.
2. Pergatiteni me puding vanilje te gatshem ne bustina.
Kremin e pergatitur e leme menjane dhe marrim 200 ml pana embelsirash e rrahim sa te marri trajte kremoze. E leme menjane.
Shtojme ne tave kremin e pastiçerise, 1 banane te prere dhe karamel, perfundojme me panen e rrahur dhe serisht krem karamel.
E leme ne frigorifer per 2 ore ne ngrirje qe e gjithe embelsira te jete ne nje temperature ne 3 shtresat e saj kur te sherbehet.
