Biskotat ne foto jane nje nga recetat me te lezetshme e te shijshme qe kam pergatitur ndonjehere. (pas melomakaronave😝)
Recetat qe lexova me frymezuan qe te sjell nje miksim mes tyre. Kuzhina e gjithe, shtepia vijne nje ere te adhurueshme.
Receta vijon si me poshte :
Per brumin e biskotave :
-300 gr miell
-100 gr niseshte
-1 kokerr veze
-4 luge sheqer
-5 luge vaj ulliri( perdorni gjalpe te shkrire nese deshironi)
-3 luge qumesht
-1 bustine vanilje
-pak kripe
– 1 bustine baking powder
Per mbushjen:
-lekura e nje portokalli
-lengu i nje portokalli bashke me tulin qe ngelet te shtrydhsja
-5 luge reçel fiku
-1 luge çaji kanelle
Filloni pergatitjen e brumit.
Rrihni vezen me sheqerin,shtoni vajin dhe qumeshtin dhe perzieni. Ne nje tas tjeter perzieni miellin,niseshten,vaniljen,kripen dhe baking powder. Perzieni dy tasa bashke dhe filloni me duar pergatisni brumin. E mbeshtjellim me plastmas dhe e leme ne frigorifer per 30 minuta.
Pergatisim mbushjen. Ne nje tigan shtojme gjithe gjerat e mesiperme mbi reçel dhe i perziejme derisa reçeli fikut te perthithi lengun e portokallit.
Ne fund shtojme bajamet e pjekura.
Nxjerrim brumin dhe hapim nje pete te trashe. Mbi te perhapim reçelin ne tere siperfaqen e petes dhe e mbledhim peten si role. E presim ne biskota te vogla dhe i vendosim ne nje tave me leter pjekjeje. Vendosini me hapesire 1-2 cm mes tyre sepse fryhen shume. I pjekim per 15 minuta ne 200° ne furre te parangrohur.
Enjoy ✌
