Semifreddo eshte nje embelsire si akullore, me shijet e se ciles mund te  improvizoni. Mund ta kombinoni me fruta, reçel, biskota, kafe  etj.

Origjina e kesaj embelsire eshte italiane dhe une kam eksperimentuar shume me ate gjate karantines. Semifreddo mund te pergatitet shume lehte dhe me gjerat qe na gjenden ne frigorifer.

Me poshte do te gjeni receten me luleshtrydhe e kos frutash, nje delikatese per te gjithe familjen.

Ju nevojiten :
-500ml pana emblsirash
-2 kos te vegjel me luleshtrydhe
-luleshtrydhe te coptuara imet

Luleshtrydhet coptojini ne kuba perziejini me pak sheqer (1-2luge) dhe lerini menjne te kullojne lengun e tyre per disa ore.
Rrihni panen e embelsirave sa te vije ne trajte shllaku dhe shtoni luleshtrydhet dhe kosin perzieni mire. Mund te shtoni dhe pak sheqer pluhur nese doni shije me te embel akoma.
Shtrojeni ne nje tave te izoluar me plastmas gatimi.  Nese deshironi mund te vendosni nje shtrese reçeli ne mes.Lengun e luleshtrydheve mund ta holloni me pak qumesht dhe te lagni disa biskota ti shtoni ne fund, por ky eshte nje hap opsional.
Vendoseni ne ngrire per 4-5 ore dhe para se ta konsumoni lereni pak ne temperature ambjenti sepse shijon me shume pak e shkrire. Me vone mos e ruani ne ngrirje por te pjesa tjeter e frigoriferit.

Autore

Albina Shehu

Kategoria

Postuar me

Mars 05, 2021

SOCIAL

mysweet_tooth_

Subscribe & Merr Recetat Falas

Thank you for your message. It has been sent.
There was an error trying to send your message. Please try again later.