Sheqerparet me pelqejne shume ndaj jam perpjekur qe te kerkoj nje recete sa me te sakte ne menyre qe ti realizoja personalisht. Kete recete ma ka huazuar nje mikja ime dibrane dhe e kam ruajtur nder vite per ta ndare me ju.
Receta si me poshte :
- 1kg miell
- 1 kg gjalpe ne temperature ambjenti (nxirreni nga frigoriferi 1 nate me pare)
- 10 te verdha vezesh
- 1 maje luge kafeje me sode
Ps: Per me pak pergjysmoni raportet.
Rrahim te verdhat e vezeve me gjalpin derisa te kemi nje shkume te trashe te verdhe. Shtojme miellin e soden pak nga pak sa te pergatisnim nje brume homogjen. E leme te pushoje 20-30 minuta ne frigorifer. E nxjerrim ne nje siperfaqe te lyer me miell hapim nje pete te trashe. Me nje gote presim 3 rrathe te vegjel te cilet i vendosim mbi njeri tjetrin jo komplet vetem 1 cm dhe i mbledhim duke i rrotulluar. I presim ne mes dhe kemi formuar keshtu 2 trendafila. Mund ti pergatisim dhe ne formen e biskotave pa u zgjatur kaq shume. Pjekim ne 150° derisa te skuqen si ne foto.
Per sherbetin :
- 1.5kg sheqer
- 750 ml uje
- 1 fete limoni.
Ps: Mos i ndryshoni permasat per sherbetin nese pakesoni raportet per sheqerparet
Sherbetin e shtojme mbi sheqerpare kur te dyja te jene te vakta.
I leme te regjen dhe i sherbejme te ftohta.
Cilesia e gjalpin ka rendesi shume te jete sa me cilesor!

