Kete vit per ditelindjen time desha dy torta njeren te Le Salon de Paris me shije totalisht me çokollate dhe njeren deshiroja ta beja vete. Nuk e kisha menduar se cilen torte do te beja por fiks disa jave para ditelindjes sime ne inboxin tim nga nje mik imi vjen nje recete sekrete per realizimin e tortave tona tradicionale me pandispanje dhe merenge. Recetat e vjetra jane shume te rrendesishme te ruhen pasi raportet e tyre jane unike e nuk te zhgenjejne kurre. Mua me pelqejne shume tortat tradicionale e sidomos me pete ndaj desha te realizoja nje torte te tille por me nje perqasje me moderne, gjithmone me pelqen ta bej kete.
Nje nga tortat me te famshme te momentit eshte Cipriani, nje torte e realizuar ne nje nga restorantet e famshme italiane Cipriani ne disa vende te botes. Kjo torte eshte bere e famshme shume ne media sociale se fundmi ndaj kisha shume deshire te sfidoja veten dhe ta realizoja.
Ju futa leximeve per receten e saj dhe kuptova qe fare mire une mund ta realizoja torten Cipriani me receten e tortave tona tradicionale. Cipriani eshte i perbere nga pandispanje, krem pastiçerie dhe merenge pra te bardhat e vezeve te rrahura me sheqer.
Rezultani ishte fantastik, familjaret e mi e pelqyen shume dhe pamja e shija e saj ishin spektakolare.
Une e kam realizuar me 4 shtresa pandispanje, pra ne 2 tava kam pjekur 2 pandispanja dhe e kam ndare secilen ne 2 shtresa per te perfituar 4 shtresa pandispanje.
Ju mund ta realizoni me vetem nje pandispanje nese deshironi.
- Perberesit per realizimin e nje pandispanje jane :
-250 gr sheqer
-7 kokrra veze
-300 gr miell
-pak vanilje 1gr
-lekura e nje limoni ose portokalleje
-gjalpe per te lyer taven e pjekjes.
Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve. Te verdhat i rrahim se bashku me sheqerin sa te trefishojne volumin . Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve qe te behen nje merenge e forte. Kete mund ta dallojme nese kur kthejme tasin me kokeposhte merenge nuk derdhet. Te te verdhat e vezeve shtojme miellin dhe lekuren e limonit e vaniljen, perziejme mire. Ne fund shtojme te bardhat e vezeve me nje spatul e perziejme me kujdes me spatul jo me mikser. Spatulen e levizim nga poshte per larte,
Shtojme pandispanjen ne taven e pjekjes se lyer me gjalpe dhe pjekim ne 180° per rreth 30-40 minuta.
Per te realizuar 2 pandispanja perserisni te njejten recete dy here pra dyfishoni perbersit.
Pas pjekjes pandispanjen e leme te ftohet dhe pastaj e presim.
Pandispanja do te rregjet me sherbet.
- Per sherbetin ju nevojitet :
-500 ml uje
-350 gr sheqer
-1 limon i prere ne feta
Shtojme te gjithe perberesit me siper ne nje tenxhere dhe leme te ziejne sa te trashet sherbeti.
Pandispanja do te regjet me sherbetin e vaket.
Tani na nevojitet kremi i pastiçerise.
Per realizimin e tij ju nevojiten :
-800 ml qumesht
-5 te verdha vezesh
-lekura e nje limoni e grire
-300 gr sheqer
-150 gr miell
Rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin. Shtojme miellin Vendosim qumeshtin ne temperature te ulet me lekuren e limonit te ngrohet dhe pasi shikojme qe eshte ngrohur, heqim lekuren e limonit e shtojme vezet dhe perziejme gradualishte ne temperature te ulet/mesatare derisa kremi te trashet. Me vone e shtojme ne nje ene dhe e mbulojme ne plastmas gatimi i cili prek kremin e pastiçerise, kjo gje ndihmon qe te mos krijoje siperfaqe kremi i pastiçerise. Leme te ftohet.
- Me te bardhat e vezeve te ngelura menjane realizojme merengen. Mund ta realizoni me sherbet ose me sheqer. Te te bardhat e vezeve shtojme sheqerin dhe rrahim derisa te formohet merenge e forte.
Tani te gjitha gjerat jane gati per te lidhur torten.
Ne nje karton ose pjate per torten vendosim pandispanjen dhe e njomim me sherbetin qe beme, shtojme siper krem dhe pastaj serisht pandispanje. Perserisim deri ne perfundim te torten me 2 ose 4 kate. Ne pjesen e jashtme hapim merengen ne menyre uniforme dhe gjeja e fundit per tu bere eshte ta digjni me nje torch gatimi qe merenge te formoje nje kerce te lezetshme zjarri. ( Torch e gjeni ne foto)
