Keket me fruta jane gjithmone nje zgjedhje e mire! Keku me kumbulla me erdhi ne mendje gjate nje dite pastrimi gjeneral kur ne frigoriferin tim kisha disa kumbulla shume te pjekura! Eshte nje zgjidhje shume e mire per ne mengjes me nje gote qumesht ! keku ka shume pak sheqer dhe nuk eshte i embel!
Perbersit :
- 350 gr miell
- 2 veze
- 1 gote qumesht e vaket
- 1 filxhan kafeje me mjalte
- 1 filxhan kafeje me sheqer
- 1 filxhan kafeje me vaj ulliri
- 1 dore kumbulla
- arre moskati pluhur
- kanelle
- pluhur pjekes
- pakez kripe
- 1 gote uje
Ne nje tas rrahim vezet me sheqerin dhe shtojme vajin,qumeshtin e vaket ku kemi tretur mjaltin dhe nisim shtojme perberesit e thate. Miellin, kanellen, arren e moskatit dhe pluhurin pjekes, kripen i kemi perzier bashke e shtojme pak nga pak te masa me siper. brumi qe perftohet eshte i trashe ndaj ne fund shtojme nje gote uje dhe vazhdojme perzierjen, keshtu brumi hollohet dhe behet me i lehte. Shtrojme brumin ne tave dhe vendosim siper kumbullat e prera ne gjysem. sperkasim me pak sheqer siper apo nje dore frutate thata ,te cilat mund t’ja shtoni dhe me brume brenda.
Pjekim ne 180° per rreth 30-40 minuta derisa prova me kunjen te dali e paster( e shpojme kekun me nje kunje dhe nqs del e paster eshte pjekur).
Keku u poq!
