Basque cheesecake eshte nje recete cheesecake i pjekur pa nje baze biskote dhe me nje siperfaqe te karamelizuar deri ne nje djegie te lehte nga temperatura e larte ne te cilen piqet. Me duhet te them qe kjo eshte nje nga cheesecake me te mire qe une kam pergatitur ndonjehere. Ka nje shije shume delikate dhe nje konsistence kremoze. Eshte nje recete spanjolle e vjeter e cila eshte bere shume e famshme.

Me poshte do te gjeni perberesit:

  • 900 gram  philadelphia
  • 2 gota pana embelsirash
  • 1 gote e gjysem sheqer i bardhe
  • 6 kokrra veze
  • 2 bustina vanilje
  • 3 luge gjelle miell

Rrahim Philadelphian me sheqerin derisa te tretet per 4-5 minuta.  Pastaj shtojme vezet nje nga nje dhe panen e perfundojme me miellin ne fund. Kremi i perfituar eshte nje krem i trashe. Ne nje tave me hapje anash shtojme nje leter pjekjeje e cila duhet te jete dhe ne anet e brendshme te taves.

Pjekim ne 190⁰ per 50-60 minuta dhe pastaj hapim furren dhe e leme te ftohet derisa vjen ne temperature ambjenti. Cheesecake lihet gjate nates ne frigorifer dhe konsumohet diten tjeter.

Autore

Albina Shehu

Kategoria

Postuar me

Mars 05, 2021

SOCIAL

mysweet_tooth_

Subscribe & Merr Recetat Falas

Thank you for your message. It has been sent.
There was an error trying to send your message. Please try again later.