Pumkin pie eshte nje embelsire amerikane shume e famshme, shija e te ciles me ka bere per vete shume heren e pare qe e kam provuar. Kungulli vjeshtak eshte ideal per receta te kripura apo te embla. Shija e kungullit eshte shume delikate dhe kombinuar kjo dhe me erezat kanelle, xhinxher dhe arre moskati e karafil e ngrene ne nje tjeter nivel.
Receta klasike eshte me nje pete brise te realizuar me miell e gjalpe.
Per ta realizuar ju duhen 250 gr miell, 250 gr gjalpe i ftohte, pak fare kripe, nje te verdhe veze dhe 1 luge gjelle sheqer pluhur. Gjalpi duhet te jete i ftohte dhe te perzihet me miellin me duar, shtohet e verdha e vezes dhe 1 luge gjelle me uje te ftohte, pasi homogjenizohet masa e mbeshtjellim me plastmas gatimi dhe leme ne frigorifer per 30 minuta.
Une ne receten time kete hap e kam shkurtuar duke e bere bazen si cheesecake pra me 150gr biskota te grira dhe 100 gram gjalpe te shkrire, te cilat i perziejme bashke dhe e shtrojme ne nje tave me hapje anash.
Siper shtojme kremin e kungullit per te cilin na nevojiten :
- kungull rreth 300 gr( E presim ne copa ne vogla dhe me gjysem gote uji e vendosim te piqet. Pasi piqet e kalojme ne blender te behet pure. Nga kjo pure na nevojitet 1 gote e gjysem.)
- 2 te verdha vezesh dhe 1 veze e plote.
- 1 gjysem gote me sheqer kaf.
- 1 gjysem gote sheqer i bardhe.
- 1 gote e gjysem pana embelsirash.
- 1 luge ҫaji kanelle
- 1 luge ҫaji karafil pluhur
- 1 luge ҫaji xhinxher pluhur
- pak kardamom
Rrahim me mikser vezet me 2 llojet e sheqereve dhe erezat, shtojme purene e kungullit e ne fund panen. Kremi eshte gati tani e shtojme ne tave mbi bazen e biskotave. Pjekim ne 180⁰ per 30 minuta dhe pasi piqet e leme ne ftohet ne furre me deren e hapur. Pumikn pie eshte gati.
