Une e kam shume qejf lasanjen, me pelqen vertete shume. Sa here qe gjej kohen per ta bere, jam une ajo qe i ha 2 copat e para, dhe ruaj dhe dy per diten e neserme sepse e ftohte eshte gjithashtu shume e mire.
Pa u zgjatur shume me poshte gjeni receten.
Per kimen ju nevojiten:
-gjysem kg(ose me shume) mish i grire
-salce domatesh me copa 500ml( Ju rekomandoj salcen italiane Mutti, me cilesorja e treg)
-2 qepe te medhaja te grira
-1 karrote e grire ne rende
-1 dege selinoje e grire ne kuba
-3-4 thelpinj hudhrash te grira ne rend
-1 gote vere e kuqe
-erezat: piper i zi, spec i kuq arre moskati.
Ne nje tenxhere shtoni mishin sa te dehidratohet te humbasi lengjet duke perzier ne nxehtesi te larte per 2 minuta. Pastaj ulni nxehtesine shtoni qepen e grire ne rende pak vaj ulliri e kaurdisni.
Pasi qepa kaurdiset shtoni karroten,selinone dhe hudhrat e grira ne rende bashke me erezat dhe 1 luge gjelle kripe. Kaurdisni bashke mire e mire dhe goten e veres. Lerini te vlojne bashke ne temperature mesatare-te ulet pa kapak derisa vera te pakesohet goxha. Perfundoni me salcen e domteve dhe lereni te vloje avash avash duke perzier. Kujdes mos merrni buke ta hani direkt ee.
Berja e salces do rreth 30-40 min avash avash ndaj mund ta beni dhe 1 nate me pare ta lini te ftohte.
Une nuk e le shume te trashe salcen e dua te lengshme ndaj nga fundi i shtoj dhe 1 gote uje dhe i le e pak te vlojne bashke. Kete e bej sepse une nuk i ziej makaronat per lazanja por i vendos direkt dhe ziejne ne tave nga lengu i salce.
Per salcen beshamel siper ju nevojiten:
-1 liter qumesht
-50 gr gjalpe
-3-4 luge gjelle miell
-1 luge kripe
-arre moskati
Ne nje tenxhere skuqim miellin me gjalpe dhe kur zverdhet nisim shtojme avash avash qumeshtin e ngrohte(duhet i ngrohte me mire).
Duke perzier avash avash salca nis e trashet. Ne fund shtojme kripe e arre moskati dhe leme menjane.
Gati per t bashkuar lazanjen.
Ne baze te taves shtoni pak beshamel, shtroni nje shtrese pasta dhe salcen me mish qe grire.Vazhdoni keshtu shtresa shtresa deri sa te perfundoni salcen dhe pastat(une nuk i ziej). Sekreti eshte ti shtoni dhe 1 gote uje deri sa te niveli i petes se fundit.
Ne fund shtoni salcen beshamel dhe pak djathe te grire.
Piqeni ne 200° per rreth 1 ore.
|
|
