Receta e kekut qe do t’ju shoqeroje gjithe dimrin sapo erdhi. Keku me molle, arra e kanelle eshte ideal per tu shoqeruar me nje filxhan çaj apo te sherbehet i ngrohte me nje kupe akullore. Ky kek nuk ruhet ne frigorifer dhe ngelet shume i bute te gjitha ditet.

Me poshte gjeni receten e tij:

  • 1 gote e gjysem miell
  • 1 bustine baking powder
  • 2 kokrra veze
  • 100 gr gjalpe
  • gjysem gote qumesht
  • pak vanilje
  • 180 gr sheqer

Rrahim sheqerin me gjalpin derisa te vije ne trajte kremoze dhe pastaj shtojme nje nga nje vezet, qumeshtin, baking powder, vaniljen e ne fund miellin.

  • 3 kokrra molle i qerojme dhe presim ne kuba, shtojme 3 luge sheqer kaf, 1 luge gjelle kanelle dhe 1 dore arra e bajame. Perziejme mire dhe leme menjane.

Ne nje tave te cilen e kemi vajisur mire dhe shtruar me leter pjekjeje shtojme gjysmen e brumit. Gjysmen tjeter qe ngelet e perzeijme me gjysmen e molleve me siper dhe shtojme ne tave. Pjesen e fundit te molleve te ngelura e shtojme si shtresen e fundit.

Pjekim ne furre te parangrohur ne 180˚ per 50-70 minuta pasi ky kek vonon pak te piqet. Mos harroni ne fund proven e kunjes!

Autore

Albina Shehu

Kategoria

Postuar me

Mars 05, 2021

SOCIAL

mysweet_tooth_

Subscribe & Merr Recetat Falas

Thank you for your message. It has been sent.
There was an error trying to send your message. Please try again later.