Cinnamon rolls ose ndryshe e shqiperuar role kanelle jane nje nga embelsirat e mia te preferuara. Mua me pelqen shume kanella,ndaj e shtoj ne çdo embelsire, por rolete e kanelles e kane kanellen perberes kryesor ndaj s’mund te mos i dashuroja.

Pergatitja nuk eshte e komplikuar siç mund t’ju duket me nje lexim te pare te recetes,thjeshte brumi do kohen e vete te ardhjes.

Me poshte gjeni receten e roleve qe te shkrijne ne goje.

Autore

Albina Shehu

Kategoria

Embelsira

Postuar me

Mars 03, 2021

SOCIAL

mysweet_tooth_

Atehere per realizimin e 16-18 role nevojiten:

Per te tretur majane:

  • 1gote qumesht te nxehte sa ta duroje dora
  • 4 luge gjalpe i shkrire
  • 5luge sheqer i bardhe
  • 1 bustine maja e thate

Tresim majane ne qumesht me gjalpe me sheqerin dhe leme menjane per 10 minuta.

Per brumin ju nevojiten:

  • 500gram miell
  • Pak kripe
  • 1 bustine vanilje
  • 1 veze

Te tretesira e majase me siper shtojme nje veze te rrahur. Te mielli shtojme kripen dhe gjithe tretesiren e qumeshtit e majase. Perziejme me nje luge druri sa te njomen te gjitha e me pas me dore. Konsistenca e brumit do te jete e ngjitshme jo si brumi qe jeni mesuar me picen apo çdo brum tjeter.

Mbulojeni me nje peshqir te lagur dhe lereni ne furre te sobes e cila eshte e ngrohur, por jo e nxehte. Mjaftojne 30 minuta.

Nxirreni nga soba shtoni vaniljen ,1 grusht miell rriheni mire dhe ne nje siperfaqe me miellqe te mos ngjise shtojeni ne formen e nje pete te trashe 1 gisht.

Mbi pete shtoni:

  • Gjalpe ne temperature ambjenti me copa rreth 200gr
  • Sheqer kaf 200 gr( jo te bardhe)
  • Kanelle pluhur 2 luge

Ju jeni te lire me shijet tuaja te dilni jashte shijeve klasike vetem me kanell ndaj mund te shtoni ne kete faze:

  • Rrush te thate
  • Arra,lajthi,bajame
  • Copa çokollate
  • Fistiqe
  • Shtoni gjalpin fillimisht pastaj sheqerin e kanellen. Mblidheni peten ne formen e nje roleje duke e zgjatur brumin ne forme tubi pakez qe dalin sa me shume role.

Me pas i presim me kujdes me nje thike pa dhembza (ose me fill dentar) dhe i vendosim ne nje tepsi te lyer me gjalp me hapesire mes njera-tjetres dhe i vendosim ne furre serisht per 30 minuta. I vendosim te mbuluara me nje pecete te lagur e te shtrydhur dhe i leme te vijne derisa te shikoni qe takojne njera-tjetren.

Ndezim furren ne 170° dhe i pjekim per 20-25 minuta lyejme pak gjalpe te shkrire me furce siper. Kujdes mos i digjni!

Duke u pjekur pergatisni kremin super te shijshem me :

  • 120 krem djathi
  • 3 luge qumesht te nxehte
  • 5 luge sheqer pluhur
  • 2 luge gjalpe i shkrire
  • Pak vanilje

Rrihini te gjitha se bashku dhe shtojeni mbi cinnamon rolls pasi piqen te gjithin siper 😍

Shenim : Nese doni te ngrini disa role per ti pjekur  dite tjeter mund ta beni pasi i keni mbledhur rolete, pa i lene te vijne. diten qe do ti piqni nxirreni ne temperature ambjenti dhe lereni te vije deirsa te dyfishoje vellimin dhe piqni.

Subscribe & Merr Recetat Falas

Thank you for your message. It has been sent.
There was an error trying to send your message. Please try again later.