Tiramisu eshte nje nga embelsirat me te shpeshta ne familjen time edhe pse me origjine italiane ne e kemi huazuar fare mire dhe si te e tille me eshte dashur shpesh ta gatuaj dhe perfeksionoj. Eshte embelsira ime e preferuar dhe me kalimin e viteve eshte e preferuara e te gjitheve. Eshte e lehte ne pergatitje dhe ska nevoje per pjekje.Zakonisht me pelqen ti shtoje dhe pak konjak brenda kafes ekspres dhe shija qe i shtohet tiramisuse eshte shume tunduese per te mos e ngrene te gjithen.

Per pergatitjen e tiramisuse nevojiten:
-400gr biskota Savoiardi
-500gr Mascarpone
-70ml pana
-100gr sheqer
-3veze
-3filxhan çaji me kafe express/ fliter/moka
-5luge kakao e hidhur
-gjysem gote konjak ose liker
-pak vanilje
Ne nje ene te gjere perziejme kafen me pak sheqer (rreth gjysem luge ) dhe konjakun.Fillojme pregatitjen e kremit.
Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve.Rrahim te bardhat e vezeve duke filluar fillimisht ngadale dhe pastaj shtojme shpejtesine.Ndalojme pasi kemi nje shkume te bardhe ne trefishin e madhesise se meparshme.
Ne banjemari rrahim ne nje tas qelqi te verdhat e vezeve me sheqerin e perzier me vanilje derisa ngjyra e verdhe te behet me e hapur dhe masa te shtohet.E heqim nga banjemaria ; panen per embelsira e rrahim me rrahes elektrik ne menyre qe te perftojme nje mase kremoze qe me vone e perziejme me mascarponen duke e shtypur me pirun ; i rrahim me vone te verdhat e vezeve,panen dhe mascarponen bashke me nje luge druri ne menyre qe te homogjenizohet masa.Masen e perftuar e shtojme tek te bardhat e vezeve dhe rrahim me delikatese nga poshte larte duke u kujdesur mos na ta bjeri volumi i te bardhave te vezeve,pasi i kemi perzier mire me spatul mund ti rrahim me rrahesin elektrik per te homogjenizuar kremin.
Pasi kemi pergatitur kremin do te lagim biskotat ne kafe nje nga nje.Kujdes mos ti lagni shume biskotat.Shtrojme nje shtrese me biskota dhe hedhim nje shtrese me kremin e pergatitur dhe sperkasim me kakao.Vazhdojme keshtu derisa shtrojme te gjitha biskotat dhe kremin.
E leme tiramisune per gjate nates ne frigorifer dhe ne mengjes do te zgjoheni me mendjen tek ajo jam mese e sigurt 😍