Ky kek eshte nje nga te preferuarit e mi sepse ka kaq shume shije ne nje kafshate. Copat e çokollates se shkrire kur keku eshte i ngrohte e bejne kete kek fantastik e sidomos per nje mengjes te djele me nje gote qumesht ashtu si per çdo mengjes tjeter te javes. Eshte i bute, eshte me dy shije te ndryshme sepse ka copa çokollate dhe brumin me vanilje dhe eshte njesoj si keku qe ju ofrojne ne kafene ne mengjes, pra njesoj si keku qe ju duket se nuk do ta arrini dot ta beni ne shtepi.

- Per kete kek ju nevojiten:
- 3 gota miell
- 1 gote kos
- 1/2 gote vaj
- 1 gote sheqer i bardhe
- 1 gote ose 200 gram copa çokollate te zeze( une i blej te neranxi ose nqs gjeni ne supermarket)
- Vanilje
- Veze 3 kokrra
- Baking powder 1 bustine
- Pak kripe
Shtojme ne nje tas vezet ,vajin, kosin dhe i perziejme mire.
Ne nje tas tjeter kemi perzier kripe,vanilje, sheqer, miell dhe baking powder. I shtojme pak nga pak te masa e pare dhe e njetrajtosojme brumin e kekut. Ne fund shtojme copat e çokollates dhe me kaq pergatitja perfundon.
Shtojeni brumin e kekut ne nje forme te lyer me gjalpe bollshem dhe piqeni ne 180° per 50 minuta.
Ju befte mire 😊