Cheesecake jemi mesuar ta shohim gjithmone me bazen e biskotave ,kremin e bardhe dhe reçel siper por duke ruajtur idene e tij ne mund te improvizojme per diçka me te shendetshme dhe te shpejte. Nese kenji miq ne darke apo doni te surprizoni femijet tuaj mund te realizoni nje cheesecake te shpejte ne gota dhe mund te jete i ngrenshem direkt. Mund te improvizoni me shijet duke perzier me kosin grek ne vend te filadelfia 1 luge qumesht te kondensuar apo mascarpone,apo pana embelsirash te rrahur.

Per 2-3 kupa ju nevojiten:
- 1 philadelphia light 250gr
- 1 kos grek 200gr
- Mjalte 2 luge gjelle
- Luleshtrydhe ose fruta tjera sipas deshires
- Granola
Per baze e cheesecake ne nje gote shtojme 3 luge gjelle me granola te cilen e kemi te gatshme apo e kemi bere ne shtepi me heret.
Receten e saj mund ta gjeni ne blog.
Na nje tas tjeter shtojme kremin e djathit dhe kosin grek me 0% yndyre dhe mjaltin dhe perziejme mire. Per ata qe nuk e duan shume te shendetshem le te shtojne dhe 2 luge gjelle qumesht te kondensuar. Masa kremoze eshte super e shijshme.
E shtojme mbi granola mbi kremin neper gotat qe kemi zgjedhur.
Frutat lajini coptoini ne kuba dhe shtojuni 1 luge gjelle limon qe te durojne sa me shume dhe mos te nxihen nga qendrimi ne frigorifer. Pasi i keni perzier mire copat e frutave me limonin shtojini mbi krem ne gote dhe shtoni serisht krem dhe ne fund serisht fruta dhe pak granola ose fruta te thata si bajame dhe lajthi.
Mund ti sherbeni direkt por per rezultate me te mira lerini ne frigorifer per 1 ore te ftohen dhe shijojini qofte per mengjes ose si embelsire e lehte pas nje vakti.
Ju befte mire!