Supa me klorofil.

Keshtu me pelqen ta quaj une supen me jeshilleqe qe une bej nga vete permbajtja e larte e klorofilit ne perimet e supes. Eshte shume e shendetshme ,nje detox i vertete dhe mjaft i shijshem.

Klorofili eshte pigmenti jeshil qe ndodhet ne bime dhe ka aftesine qe kthen energjine e diellit te thithur ne forma te tjera te perdorshme nga bima. Me pak fjale jua sugjeroj kete supe ta keni te shpeshte gjate menuse suaj javore. Eshte e thjeshte, e shpejte dhe plot vlera ushqimore e sigurisht pak kalori.

Autore

Albina Shehu

Embelsira

Postuar me

Mars 05, 2021

SOCIAL

mysweet_tooth_

Ju nevojiten :

– 500 gr spinaq

-1-2 kunguj

-1 tufe brokoli

-2 dege selino

-kripe,piper

-2 karrota

-1 ose dy patate(ne varesii sa te trashe e doni supen,nqs e doni pak me te trash shtoni 2-3 kokrra patate mesatare,por kujdes me perbersit mos beni shume supe sepse kjo recete eshte per 1 familje me 4 persona)

-vaj ulliri

Receta eshte shume e thjeshte dhe do cuditeni sa e shijshme eshte. Te gjitha perimet i lajme dhe i pastojme mire i qerojme dhe i coptojme, i hedhim per te zier,kujdes me raportin e ujit ne varesi sa te holle e doni supen ne fund. Çelesi i shijes ne kete supe eshte selinoja. Nese si keni te gjitha perimet s’eshte problem, improvizoni me ato qe keni, madje dhe preshi shkon shume me kete supe.

I ziejme perimet te gjitha bashke dhe i kalojme me blender dore, Shtojme vaj ulliri,kripe piper.

Rezultati ? Ne supe shume e shendetshme dhe shijshme ne shume pak kohe.

thekni pak buke dhe coptojeni ne kuba. marinojeni me pak kripe e piper e shtojeni mbi buke.

Ju befte mire !

Subscribe & Merr Recetat Falas

Thank you for your message. It has been sent.
There was an error trying to send your message. Please try again later.