Kourabiedes quhen biskotat tradicionale greke per periudhen e Krishtlindjeve. Ne shije jane pothuajse si kuarbiet tona tradicionale por me me shume shije te cilen ja shtojne bajamet e pjekura dhe te shkrihen ne goje. Me format mund te jeni kreative dhe te beni disa lloje si, yje,gjysem hene,elipsoide, sferike etj.

Per kete recete ju nevojiten:
- 500gr gjalpe ne temperature ambjenti
- 30 ml ouzo(opsionale)
- 220 sheqer pluhur per brumin
- Vanilje
- 900gram miell
- 200 gram bajame te grira trashe
- Pak baking powder
- Sheqer pluhur per ti lyer biskotat pas pjekjes.
Grijme bajamet trashe dhe i pjekim lehtesisht ne tigan duke perzier. Ne nje tas perziejme perberesit e thate : miellin,baking powder,vaniljen. Ne ne tas tjeter rrahim mire gjalpin, i cili eshte shume e rendesishme te jete ne temperature ambjenti. Shtojme sheqerin pluhur dhe perziejme derisa te kemi nje mase si krem pastiçerie. Vijojme perzierjen duke shtuar gradualisht miellin dhe ne fund bajamet e pjekura. Pasi keni formuar brumin e mbeshtjellim ate dhe e leme per 30 minuta ne frigorifer. Brumi duhet te jete i trashe, te mos ngjise ne duar dhe te formohen lehtesisht topa me te. E nxjerrim nga frigoriferi dhe i japim formen e deshiruar ne hapesira 2 cm larg njer tjetres. Ne furre te parangrohur 200° ne tepsi me leter pjekjeje vendosim per 10 minuta te piqen biskotat. I leme pak te ftohen dhe i sperkasim me pika uje trendafili ose ouzo dhe i lyejme me sheqer pluhur dhe i sperkasim akoma me shume me sheqer pluhur pasi jane vendosur ne pjaten festive. Ju befte mire!