Rreth Meje

Rreth Nesh2022-03-20T17:28:50+00:00

Diçka rreth meje

Përshëndetje miq, përshendetje ti që më ndjek prej vitesh dhe ti visitor I ri në faqen time. Unë jam Albina, dentiste dhe blogere ushqimi në Tiranë. Rrugëtimi im si blogere ushqimi nis ne vitin 2015,e nxitur nga shoqëria dhe miqtë për pasionin tim mbi gatimin unë nisa të shkruaj recetat e mia. Në fakt nuk jane recetat e mia, sepse une jam thjesht nje adhuruese e kulinarise dhe recetave të famshme,ndaj përpiqem të rikrijoj dhe risjell çdo gjë në bloëgun tim.

Unë kam lindur në Gjirokastër, ku kam perfunduar dhe shkollën e mesme. Kam vijuar studimet e larta në Tiranë, në Fakultetin e Mjekësise dentare dhe ushtroj profesionin tim aktualisht në klinikën time private së bashku me burrin tim,gjithashtu dentist.

Pasioni im për kuzhinen nis në gjirin e familjes sime në fëmijëri me gatimet tradicionale të Gjirokastrës dhe zonës së jugut në përgjithësi. Më pas me zhvendosjen time në Tiranë, jetesa vetem dhe orët e gjata te studimeve zhvilluan më tepër këtë pasion timin. Mes librave te fakultetit ajo që më nxiste gjithmonë ishte leximi I artikujve të blogerëve te famshëm dhe u frymëzova shumë prej tyre.

Ja ku jam sot, me një blog që shpresoj t’ju pëlqejë!

Ps: Ngjyra portokalli është ngjyra ime e preferuar dhe në logo do të gjeni dhe maçokun tim Willushin.

Deshmite tuaja

Recetat e My Sweet Tooth jane bere pjese e tavolinave tuaja festive prej 2015 dhe jane recetat e preferuara tuaja prej vitesh tashme.

Skuadra jone

Skuadra jone modeste eshte e mbushur me kreativitet dhe dashuri. Ky blog eshte krijuar mga Web designer jone Gili, logo jone e bukur eshte krijuar nga Emiljano dhe te gjitha recetat jane gatuar,fotografuar dhe shkruar nga Albina.

Albina Shehu

Founder & CEO

Giljana Limani

Designer & Developer

Go to Top